Këtë fundjavë është çelur zyrtarisht me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, sezoni veror në bregdetin e Semanit dhe të Darzezes. Bashkia premton kushte më të mira për akomodim. Zhvillimi i zonave bregdetare do të jetë në funksion të plotë të paketës turistike që ofron Fieri së bashku me turizmin arkeologjik.