Seanca e parë parlamentare për vitin 2025 ka nisur me fjalën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Ajo u ndal te vota e Diasporës, duke e quajtur atë si një nga arritjet më të mëdha të Kuvendit, duke realizuar një ndryshim të madh në legjislacionin zgjedhor.