Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mirëpritur sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit. Proces i cili sipas kancelarit gjerman do të nxisë integrimin. “Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat europiane. Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor”.