Ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër fillimin e punimeve, ku bëri me dije se rikonstruksioni i Spitalit Infektiv do të organizojë dhe modernizojë shërbimin, sipas standarteve më të mira për trajtimin e pacientëve, duke e kthyer këtë spital në një qendër reference për trajtimin e sëmundjeve infektive.