Nga kjo e martë përmes ankandit të parë nisi operimin Bursa Shqiptare e Energjisë, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara sektorin elektro-energjetik. E pranishme në këtë aktivitet, kryediplomatja amerikane Yuri Kim e cilësoi krijimin e Bursës shqiptare të energjisë, një hap para në zhvillimin strategjik dhe përmirësimin e klimës e biznesit.