Nis protesta e qytetarëve në Durrës. Protestuesit kanë bllokuar njërin kah të lëvizjes në aksin rrugor Durrës-Ura e dajlanit, te stacioni i trenit. Policia po ndërhyn për të larguar protestuesit e paktë në numër të cilët po kërkojnë mirëkuptim të policisë pasi kriza që ka mbërthyer vendin i prek njësoj edhe ata.