Ka nisur para pak çastesh protesta e opozitës e thirrur nga Berisha-Bardhi, ku qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë. Godina e Kryeministrisë është rrethuar nga 1200 forca policie, të cilat janë në gatishmëri në rast të ndonjë indicenti. Dyert e godinës janë blinduar ndërsa në gatishmëri janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Sigurisë Kombëtar, Garda dhe Forcat Shqiponja. Po ashtu, prezente janë forca zjarrfikëse dhe ambulanca.