Nga Shkodra do të nis procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin. Për herë të parë në këtë proces është zgjedhur edhe zona përgjatë liqenit të Shkodër, në Shirokë dhe Zogaj. Ka qenë vetë ministrja Albana Koçiu e cila ndau këtë lajm në një inspektim që bënë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci në zonën e Shirokës.