Sot u çel edicioni i 28-të i Panairit të Librit, ngjarja më e rëndësishme kulturore në vend që bën bashkë autorë, shkrimtarë, botues e lexues. "Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat" është shprehja e Ismail Kadaresë që u caktua si moto e këtij viti për të theksuar nevojën që ka libri për të mos u shkëputur nga lexuesi i tij.