Ka nisur procesi i numërimit në Tepelenë, pak më herët se ora 22:00 kur kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri me dije se procesi do të niste. Në Tepelenë do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave. Nga 21 kuti në total, është numëruar kutia 1, (Nivica), me rezultat: 199 vota për Gramos Sako nga Partia Socialiste, dhe 6 vota për Gabriel Guma, kandidat i pavarur.