Franca ka nisur numërimin mbrapsh për Lojërat Olimpike në Paris, që pritet të startojnë vitin e ardhshëm. Organizatorët kanë zbuluar pishtarin olimpik, ku do të digjet flaka e Olimpiadës së Parisit, e cila është prej çeliku të ricikluar në fabrikat francize. Dizenjimi i veçantë nuk do të jetë i vetmi, pasi do të prodhohen mijëra të tjera për tu përdorur për Lojërat Olimpike.