Votat e mbërritura nga Greqia, të cilat u lanë pezull, kanë nisur të numërohen sot pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu bëri me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi. “Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.