KQZ vendosi dje që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti. Procesi ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune, në Parkun Olimpik. Votat e mbërritura nga Greqia u lanë pezull pas kërkesës së bërë nga PD drejtuar KQZ. Por pas këtij vendimi, PS e ankimoi në KAS, dhe ky i fundit i dha të drejtë.