Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, ku do të presë Anglinë në një duel që vlen sa një miqësore, pasi të dyja ekipet kanë arritur të sigurojnë objektivat e tyre. Vetëm disa minuta para startojë të ndeshjes, ka nisur dhe marshimi i tifozëve shqiptarë drejt stadiumit “Arena Kombëtare”, aty ku do të luhet dhe sfida.