Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë verilindjen e vendit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Në qarkun e Dibrës, disa rrugë janë bërë të pakalueshme. Konkretisht probleme ka pasur në aksin Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë dhe Peshkopi-Kuben-Kukës.