Pauza e shumëpritur katër ditore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi, por të dyja palët janë kujdesur ta bëjnë të qartë se ajo është e përkohshme. Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari - 13 pengje izraelite do të lirohen më vonë sot gjatë ditës ndërs anë total, brenda 4 ditëve të armëpushimit, do të lihen të lirë 50 pengje izraelitë.