Top Channel/ Nis armëpushimi 4-ditor, ministri izraelit: Operacioni ushtarak do rinisë me forcë
23/11/2023 22:53

Konflikti në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamas nuk do të ndalet. Ministri izraelit I Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se operacioni ushtarak do të rinisë menjëherë pas përfundimit të armëpushimit. Luftimet sipas tij, do të zgjasin rreth dy muaj të tjerë. "Kjo do të jetë një pauzë e shkurtër. Kur të përfundojë, luftimet do të vazhdojnë me forcë dhe do të krijojnë presion që do të lejojë kthimin e më shumë pengjeve. Pritet një luftim edhe për të paktën dy muaj të tjerë" tha Gallant ndërsa vizitoi trupat izraelite të enjten raporton CNN. Deklaratat erdhën pak orë para nisjes së marrëveshjes së armëpushimit katër ditor dhe shkëmbimit të pengjeve mes shteti hebre dhe grupit militant islamik. Deri më tani, asnjëra prej palëve nuk ka paraqitur një listë me emrat e atyre që pritet të lirohen. Qadura Fares, kreu i Komisionit Palestinez për Çështjet e të Burgosurve dhe Ish-Të Burgosurve, tregoi për CNN se priste që rreth 30 deri në 35 persona të lirohen gjatë ditës së sotme. Ndërkohë pjesa tjetër do të lihen të lirë gjatë ditëve të ardhshme. Në listën e pengjeve, sipas CNN, janë rreth 33 gra. Ndërkohë Presidenti I SHBA, Joe Biden njoftoi se një vajzë 3-vjeçare amerikane që është marrë peng nga Hamas do të lirohet gjithashtu, por pa dhënë shumë detaje. Në fazën e parë të armëpushimit, Hamasi do të lirojë 50 pengje nga Gaza dhe Izraeli do të lërë të lirë 150 të burgosur palestinezë. Pamjet: AFP

Top News – Turqia e Izraeli drejt luftës në Siri? Arsyeja se përse Trump po mendon daljen nga NATO
13/04 21:00
Top Channel/ Nis bllokada në Hormuz,Trump: Kush që shkel vendimin, do të eliminohet!
13/04 20:11
Top News – NATO të rikthejë lidhjet me Trump / Turqia e shqetësuar: Të përgatitemi për të ardhmen
13/04 15:37
Top News – Mision për ‘çlirimin’ e Hormuzit / 40 shtete bëhen bashkë, Franca e Britania në bisedime
13/04 15:21
Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04 15:20
Top Channel/ Trump bëhet “Krishti Shpëtimtar”: Foto me AI pas sulmit ndaj Papës!
13/04 15:13
Top News – Rusia merr uraniumin e pasuruar iranian / Kremlini vetëofrohet ‘për hir’ të paqes
13/04 14:50
Top News – Marina amerikane kundër skafeve iraniane / Shpërthen lufta në Hormuz, ‘brenda disa orësh’
13/04 14:43
Top Channel/ Papa “i kthen reston” Trumpit: “S`të kam frikë, mesazhi im mbetet për paqen”!
13/04 14:42
Top News – Tërmeti zgjedhor në Hungari, valë tronditëse në Evropë, shuplakë për Putin e Trump
13/04 13:54
Top News – Do vazhdoj të flas kundër luftës! Papa Leoni i përgjigjet Trumpit: Po abuzon me ungjillin
13/04 13:45
Top News – 45 vjeçari që rrëzoi Orbanin / Kush është Peter Magyar, njeriu që i dha fund një ere
13/04 13:45
Top News -‘Bum’ shitjesh të makinave elektrike / Rritet interesi në Evropë pas krizës së karburantit
13/04 13:37
Top Channel/ Njeriu që rrëzoi Orbanin: Kush është Peter Magyar, aleati që u kthye “në armik”!
13/04 12:07
Top News – Merz, lideri më i papëlqyer në botë/ Trump i dhjeti nga fundi, ‘krah për krah’ me Erdogan
13/04 12:02
Top Channel/ Starmer i thotë sërish “JO” Trump, Londra kundër bllokadës në Hormuz
13/04 11:59
Top News- Thirrje për shkarkimin e Trumpit / Ish shefi i CIA-s: Amendamenti i 25-të u shkrua për të’
13/04 11:59
Top Channel/ Trump sulmon Papën amerikan: “Shumë i dobët në politikën e jashtme”!
13/04 11:58
Top News – Nafta kthehet mbi 100 dollarë / Do rritet edhe më shumë, bisedimet e paqes dështuan
13/04 11:46
Top News – Trump mbyll portet iraniane / Asnjë anije nuk hyn dhe nuk del, bllokadë e plotë
13/04 11:36