Temperaturat e larta në Oqeanin Atlantik të Veriut gjatë muajve të verës kanë vendosur nënpresion industrinë e peshkimit pasi peshqit mund të shtyhen drejt ujërave më të ftohta. Në fund të korrikut, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA njoftoi se temperaturat mesatare të sipërfaqes në Atlantikun e Veriut kishin arritur një rekord të ri prej 24.9 gradë Celsius. Sean O'Donoghue, shefi ekzekutiv i Organizatës së Peshkatarëve Killybegs në Irlandë, tha se ndryshimi i klimës po shkakton një "efekt dramatik" në rezervat e peshkut, dhe kryesisht tek merluci.