Atmosfera e festave të nëntori ka qenë edhe mes shqiptarëve të Nju Jorkut. Në një koncert të shoqëruar me një kor fëmijësh që këndonte këngë shqiptare, ne Manhattan shqiptarët ngritën flamurin kuq e zi. Gjatë festimeve mbajtën fjalë përshëndetëse edhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Suela Janina dhe kryetari i Këshillit të Diasporës, Mark Gjonaj.