Mijëra mjete të bllokuara për orë të tëra në aksin nacional Elbasan-Prrenjas gjatë gjithë ditës së 2 janarit. Situata paraqitej thuajse e njëjtë në të dyja senset e lëvizjes. Pushues që kthehen nga zonat turistike pasi kanë kaluar festat, e emigrantë që lëvizin në shtetet ku banojnë të cilët përballen tashmë si gjithmonë në lëvizjen e pamundur në korridorin e VIII. Teksa Shqipëria promovon zonat turistike, turistët bllokohen në rrugë me orë të tëra dhe kjo nuk është pasqyra e një dite, por tashmë e kthyer në të zakonshme. Me fëmijë të vegjël në temperatura të ulëta me orë të tëra, qytetarët shprehen të irrituar.