Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Në fushë arrëz vijojnë të jenë të izoluar disa fshatra. Ndërkohë të gjitha rrugët nacionale janë të hapura. Autoritetet kërkojnë nga shoferët që të bëjnë kujdes gjatë natës për shkak të ngricave dhe akullit. Pas reshjeve intensive të borës që përfshinë veriun dhe juglindjen e vendit, situata po shkon drejt normalizimit. Në qarkun e Shkodrës, problem mbetet vetëm bashkia Fushë Arrëz. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.