Zv. ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi në një komunikim për mediet tha se vijon asgjësimi i pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve në vend. Gjeçi tha se deri më tani raportohet për 340 mijë pula të ngordhura, ndërsa janë 120 mijë pula të infektuara që pritet të asgjësohen. Ajo u shpreh se janë marrë masat në të gjitha vendet e prekura.