Një atlete franceze u ngjit në Kullën Eifel në Paris, në një mënyrë mjaft të pazakontë. Anouk Garnier, kampione bote në kursin me pengesa dhe mbajtëse e pishtarit olimpik, u përpoq të thyente rekordin botëror për lartësinë më të madhe të ngjitur me litar.