Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar sot me strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, teksa sot u vetëvra dhe autori. Ministri Balla gjatë takimit ka falenderuar forcat e Policisë së Shtetit të Drejtorisë Vendore Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën.