Një ditë pas eliminimit së Lulzim Vishës në Zall Mner në Kamëz, policia e Tiranës nga kontrollet ushtruara në zonat përreth ka arrestuar një person për armbajte pa leje. Nga kontrollet e ushtruara per kapjen e autorëve të ngjarjes, policia thotë se në banesën e Ervis Lamit në Zall Mner, u gjet një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja arme.