Një qytetar, i cili mbeti i bllokuar në nënkalimin pranë portit të Durrësit, ka treguar se si ndodhi ngjarja. Ai tregoi se nuk ka menduar që niveli i ujit ka qenë aq i lartë, kjo edhe për shkak të errësirës, por më pas makina ka mbetur e bllokuar. Ai u shpreh se kanë dalë me not nga nënkalimi.