Dy astronautë të NASA-s të bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ISS, që nga qershori i vitit, kanë nisur tashmë udhëtimin e tyre të rikthimit në Tokë përmes një kapsule SpaceX Dragon. Suni Williams dhe Butch Wilmore u dërguan në kozmos, në atë që duhet të ishte thjeshtë një mision tetë-ditor por që u kthye në një makth 9 mujor pas problemeve teknike me anijen e tyre hapësinore Boeing Starliner, e cila pas disa javë riparimesh u dërgua drejt Tokës pa ekuipazh në bord. Kthimi i tyre shty disa herë për shkak të vonesave të tjera teknike.