Nënkryetari i Komisionit Hetimor të TIMS, Toni Gogu ka sqaruar largimin e socialistëve nga mbledhja e mbajtur pasditen e një dite më parë. Gogu: Dje u larguam me dhimbje nga Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS. Në mbledhjen e djeshme ishim të shtrënguar që nga anëtarë të një Komisioni Hetimor, të bëheshim dëshmitarë sesi Ligji u shkel sistematikisht me injorancë si një gjë e pavlerë.