Qeveria gjermane kërkon ta shohë me optimizëm perspektivën ekonomike të vendit. Nga parashikimi aktual i paraqitur nga ministri i Ekonomisë Robert Habeck, rezulton se projeksionet e rritjes ekonomike për këtë vit janë rritur me 0,1 pikë përqindjeje në 0,3 për qind. Gjithnjë e më shumë shenja tregojnë se ekonomia gjermane do ta shohë veten në një pikë kthese në pranverën e vitit 2024”, thuhet në një njoftim shtypi nga Ministria e Ekonomisë.