Pas rimëkëmbjes së fortë që ekonomia shqiptare pati pas pandemisë, duket se vrulli ka stopuar. Institucionet ndërkombëtare po rishikojnë me ulje ekonominë e vendit, ndërsa këtyre u bashkohet edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas institucionit financiar vendi ynë këtë vit do rritet me 2.5% ose 0.5% më ulët se parashikimi fillestar. Në rajon pritet që rritjen më të lartë ta ketë Mali i Zi me 3.3%, ndjekur nga Kosova me 3%, ndërsa Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut me 2%.