Dashuria e saj për artin dhe pianon ka bërë që mësuese Sara prej 4 vitesh të udhëtoje çdo ditë nga Tirana drejt Lezhës për të dhënë mësim në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”. Ndërsa kujton periudhën kur ishte studente masteri, Sara thotë se gjithçka nisi aty. “Është interesante, kur të duket sikur mban mend çdo gjë kur ishe në moshën e tyre. Jam e kënaqur përderisa jam këtu”-thotë Sara.