Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02/2026 22:46

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte një nga figurat më të frikshme të krimit të organizuar në Meksikë dhe udhëheqësi i një prej karteleve më të dhunshme të drogës në vend. Ai akuzohej për organizimin e trafikut të drogës drejt Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Dikur oficer policie, Oseguera u shndërrua në një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, ndërsa SHBA-të ofronin një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacion që do të çonte në arrestimin e tij. I lindur në korrik 1966 në shtetin perëndimor të Michoacan, ai u zhvendos më vonë në SHBA, ku u përfshi në trafikun e drogës që në vitet 1990. Sipas Drug Enforcement Administration (DEA), në vitin 1994 u dënua në Kaliforni për komplot për shpërndarje heroine dhe vuajti tre vjet burg. Pas kthimit në Meksikë, punoi për një periudhë si oficer policie në Jalisco, por shpejt iu rikthye aktiviteteve kriminale, duke ndërtuar ndikimin e tij në botën e narkotikëve. Ai themeloi dhe drejtoi Cartel de Jalisco Nueva Generacion (CJNG), që u bë një nga organizatat kriminale më të fuqishme në vend, sidomos pas arrestimit të ish-liderit të Kartelit të Sinaloas, Joaquin Guzman. Sipas DEA-s, CJNG u formua në fillim të viteve 2010 nga mbetjet e Kartelit Milenio, pas arrestimit të udhëheqësit të tij, Oscar Nava Valencia, në vitin 2009. Oseguera e ndërtoi organizatën së bashku me Abigael Gonzalez Valencia, drejtues i grupit financiar “Los Cuinis”, që shërbente si krahu financiar dhe logjistik i kartelit, ndërsa martesa e tij me Rosalinda Gonzalez Valencia i forcoi më tej pozitat brenda strukturës së re kriminale. Analistë të sigurisë theksojnë se ai arriti në krye të organizatës jo vetëm përmes dhunës, por edhe përmes aleancave strategjike familjare. CJNG zgjeroi me shpejtësi ndikimin në të gjithë Meksikën dhe u bë një aktor kyç në tregtinë globale të drogës. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, karteli është përgjegjës për akte të shumta dhune, përfshirë tentativa vrasjeje ndaj zyrtarëve dhe sulme ndaj forcave të rendit. Në maj 2015, grupi demonstroi fuqinë e tij duke rrëzuar një helikopter ushtarak gjatë një operacioni sigurie në Jalisco, ku mbetën të vrarë tre ushtarë. Organizata është e përfshirë thellësisht në prodhimin dhe trafikimin e metamfetaminës dhe fentanilit, me lidhje me furnizues kimikë në Azi dhe me kontroll mbi disa porte detare. Sipas DEA-s, ajo është një nga furnizuesit kryesorë të fentanilit të paligjshëm në SHBA, duke gjeneruar miliarda dollarë fitime. Donald Trump kishte ushtruar presion mbi Meksikën për të frenuar rrjedhën e drogës drejt SHBA-së, ndërsa në shkurt 2025, SHBA e shpallën CJNG-në organizatë terroriste të huaj. Megjithëse vrasja e “El Mencho” në një operacion ushtarak ka shkaktuar trazira në disa pjesë të vendit, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht dobësim i menjëhershëm i kartelit. Autoritetet meksikane, të mbështetura nga inteligjenca amerikane, kanë ndërmarrë operacione të shumta kundër organizatave kriminale ndër vite. Megjithatë, tregtia shumëmiliardëshe e drogës ka vazhduar, me grupe të reja që shpesh zënë vendin e liderëve të eliminuar.

Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
Top Channel/ Zelensky për BBC: “Lufta e tretë botërore ka nisur, Putin duhet ndaluar”!
23/02 12:08
DIGITALB DIGITALB