Një piktor nga Pogradeci viziton Wismar-in. Anastas Kostandini, i njohur si Taso sapo ka çelur ekspozitën personale në Muzeun Historik të wismar-it në Gjermani, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 15 tetor. Pikturat e tij në vaj dhe grafikat shpërfaqin peizazhet shqiptare. Jetën dhe punët e njerëzve në fshat. Por mund të shihen edhe natyrat e qeta, peizazhet urbane, apo edhe autoportretet e artisit. Kur Taso e vizitoi Wismarin që në vitin 2014, gjithashtu pikturoi një peizazh të qytetit, i cili është i njohur për prodhimin industrial te avionëve dhe anijeve.