Top Channel/ Nga përshëndetje të sjellshme te kërcënimet: Si u përshkallëzua takimi Trump- Zelensky
01/03/2025 21:16

Ishte një takim i synuar për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë. Pas një lufte fjalësh në fillim të këtij muaji, shumëkush shpresonte që samiti të çonte në një ngrohje të marrëdhënieve midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump – shumë pak mund ta kishin parashikuar që do të përfundonte në një përplasje në Zyrën Ovale. – Diskutimet fillestare të Zelenskyt me Trumpin dukeshin miqësore, pasi presidenti amerikan tha se ishte një “nder” të priste presidentin ukrainas. – Por gjërat morën shpejt një kthesë kur Zelensky sfidoi pohimin e nënpresidentit JD Vance se “rruga drejt paqes” është përmes diplomacisë. “Për çfarë lloj diplomacie po flisni?” – pyeti Zelensky, duke iu referuar agresionit të Rusisë në vitet para pushtimit. – Vance më pas e akuzoi Zelenskyn për “mungesë respekti” përpara se të shtonte: “Duhet të falënderosh presidentin”. – Zelensky tha se SHBA është e mbrojtur nga Rusia: “Ju keni një oqean të bukur dhe nuk e ndjeni tani, por do ta ndjeni në të ardhmen”. – Trumpi ndërhyri dhe ngriti zërin, duke thënë: “Mos na thuaj se çfarë do të ndjejmë. Nuk je në pozicion për ta diktuar këtë”. Ai më pas e akuzoi Zelenskyn se po “luante kumar me Luftën e Tretë Botërore”. – Situata u nxeh edhe më shumë kur Vance e pyeti Zelenskyn: “A ke thënë ndonjëherë faleminderit? – Trump më pas kërcënoi: “Ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi”. – Menjëherë pas kësaj, presidenti amerikan postoi një deklaratë ku thuhej se Zelensky duhet të kthehej në Washington kur të jetë “gati për paqe”, konferenca e planifikuar për shtyp u anulua dhe Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00