Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Nonda Andonin nga Gjirokastra i cili është përgjegjës për zjarrin e rënë pasditen e së shtunës në fshatin “Arshi Lengo” në një sipërfaqe me kullota në njësinë Antigone. Policia bën me dije ndërsa ka qenë duke u kujdesur për parkun e bletëve mbi kodrat e fshatit, fermeri ka pranuar se nga pakujdesia me tymuesen e koshereve ka shkaktuar zjarrin.