Shqipëria humbet shansin për të organizuar kampionatin botëror të peshëngritjes pas vendimit të bordit ekzekutiv të Federatës Botërore në Mitingun e zhvilluar në Havana të Kubës. Delegacioni i zgjeruar shqiptarë atje, por vetëm me një sportist, Erkand Qerimajn, nuk arriti të marrë asgjë sportive nga ky udhëtim, pasi edhe sportisti Shkodran, ishte i pranishëm atje thjeshtë për t’u peshuar, pa zhvilluar garë.