Nga Izolimi te Integrimi, ligjërimi mediatik për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është botimi më i ri, që ka eksploruar mënyrë se si mediat kombëtare në vend paraqesin proceset e integrimit europian të vendit tonë, për publikun. Në këtë botim përfshihet dhe një sondazh i zhvilluar me studentët e UET dhe 5 Universiteteve të tjera në vend, në periudhën kohore tetor-dhjetor 2024, me rreth 400 persona të pyetur, që janë përgjigjur mbi rolin e medias në këtë proces. Udhëheqësja e këtij hulumtimi, Belina Budini tregon se televizioni vijon të mbetet media që audienca zgjedh për tu informuar në lidhje me procesin e Integrimit të Shqiërisë në BE.