“Dua shtëpinë time, për fëmijët e mi…”, është kjo lutja që Dëshire Murati nga Shullazi në Milot e cila prej tre vitesh nuk e ka një çati mbi kokë, i drejton shtetit. Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i shkatërroi banesën, që vijon të ketë ende statusin ‘e pabanueshme’ nga autoritetet. Për mëse dy vite e gjysmë, familja e saj me 5 anëtarë e ka kaluar jetën në çadër, ndërsa prej pak muajsh janë vendosur në një konteiner, në kushte tejet të vështira.