Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, në 30 vjetorin e krijimit të saj, nënvizoi se kjo parti është e vetmja forcë politike që mund ta transformojë, modernizojë dhe ndërtojë të ardhmen e Shqipërisë.