Neymar u përshëndet me shumë bujë teksa mbërriti në Arabinë Saudite, ku i bashkohet një liste në rritje të emrave të mëdhenj të futbollisteve te joshur nga mbretëria e pasur me naftë. Sulmuesi 31-vjeçar brazilian, i cili do të prezantohet si lojtar i Al-Hilal të shtunën pas gjashtë sezoneve me kampionët francezë Paris Saint-Germain, u ul në një aeroport të Riadit të pajisur me siguri shtesë për këtë rast.