Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqjes së re të Iranit, duke sugjeruar se edhe lideri suprem i ri mund të jetë objektiv i mundshëm i Izraelit. Në konferencën e parë për shtyp që nga nisja e konfliktit me Iranin, Netanyahu mbrojti operacionet e përbashkëta ushtarake të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Teheranit. Sipas tij, pas gati dy javësh bombardimesh të koordinuara mes Izraelit dhe SHBA-së, Irani “nuk është më i njëjti”. Netanyahu deklaroi se goditjet kanë dëmtuar rëndë strukturat kryesore të sigurisë së Republikës Islamike. I pyetur për veprimet që Izraeli mund të ndërmarrë ndaj liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, Netanyahu shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, por la të kuptohej se ata mund të jenë në shënjestër.