Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimive i kanë cilësuar si të pamjaftueshme masat e qeverisë për përballimin e krizës. Një ditë para protestës së radhës ata kanë prezantuar kërkesat që lidhen me heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullimin e TVSH-së për produktet bazë të shportës. Si afat të fundit për plotësimin e tyre kanë lënë 19 marsin.