Ditën e premte zhvilllohet java e 22 e Abissnet Superiores ku mes takimeve bie në sy derbi i ashtuquajtur i vogël i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit. Për shkak të ngjeshjes së kalendarit dhe rikonstruksioneve të impianteve ky takim do të luhet në "Elbasan Arena" Në prag të këtij takimi trajneri i të kuqve Dritan Mehmeti shprehet i rezervyuar në lidhje me pretendentin e kësaj përballjeje.