Ditën e mërkurë do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Futbollit me ndryshime sa i i përket rendit të ditës të miratuar nga Komitetit Ekzekutiv në muajin janar. E planifikuar më parë si një asamble e prëgjithshme zgjedhore ku do të zgjidhen organet drejtuese si presidenti dhe antarët e Komitetit Ekzekutiv, pas ngjarjeve të fundit dhe zhurmës së krijuar me padi të ndryshme në gjykatën e Tiranës, do të ketë një rend dite tjetër të kërkuar edhe nga presidenti aktual i FSHF Armand Dukas.