Dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës kanë dalë para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë. “Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im.” Kështu ka deklaruar nëna e Aldo Brahimit, Donika Hamzaj në pritje të vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij dhe Ylli Grabovarit.