Top Channel/ Nepotizmi në AZHBR, nis kontroll i brendshëm. Dalin në dritë detaje të tjera
25/11/2025 19:51

Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike. Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit. Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë. E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh. “Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.” Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi. Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj.

Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
Top Channel/ Rritet kredia për shtëpi/ Arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon në monedhën vendëse
06/02 19:52
Top Channel/ Pagat indeksohen me 2.5%, Qeveria rrit pagat për 140 mijë punonjës të administratës
06/02 15:05
Top Channel/ 1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça
05/02 15:22
Top Channel/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do informohen për çdo komision bankar
05/02 12:20
DIGITALB DIGITALB