Sulmet ruse ndaj Ukrainës vijuan edhe më 1 nëntor, duke vrarë të paktën katër njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Ndërkohë, Ukraina pretendon se ka goditur një tubacion të madh për prodhimin e naftës pranë Moskës. Zyrtarë rajonalë ukrainas raportuan se më shumë se 40 njerëz, përfshirë fëmijë, janë plagosur nga sulmet ruse që kanë shënjestruar rajonet kryesore të vendit në ditën e parë të muajit. Sulmet gjithashtu kanë dëmtuar ndërtesa banimi dhe kanë ndërprerë shërbime, thanë autoritetet lokale.