Xhirimet nga ajri që kanë bërë autoritetet e Kosovës kanë dhënë një pasqyrë të qartë rreth sulmit terrorist që u bë ndaj Policisë orët e para të së dielës. Grupit terrorist nga këto pamje shihet se i ka prirë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe në listën e zezë të SHBA-së.