Një grua ruse është akuzuar se ka punësuar një vrasës me pagesë për te ekzekutuar fëmijët e saj për shkak të trashëgimisë së tyre. Policia në Krasnoyarsk, qyteti i dytë më i madh në Siberi, arrestoi 67-vjeçaren javën e kaluar. Pamjet e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në Telegram, tregojnë tre oficerë me rroba civile që e ndalojnë pensionisten jashtë shtëpisë së saj.