Feridja 37 vjeç është nënë e katër fëmijëve të mitur, 2 prej të cilëve është detyruar ti lerë në jetimore për shkak të vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë që si prind i vetëm të sigurojë të ardhura. Ajo është nga Elbasani por për shkak të martesës e më pas divorcit jeton me dy fëmijët më të vegjël në Gjirokastër në një banesë që përkohësisht po e paguan bashkia.